FILOZOFIA

Besojmë se në ekonominë e sotme profesionistët duhet të sigurojë rritjen dhe mundësi zhvillimi përmes cilësisë së shërbimeve. Në zyrën akovaktore Hoxha, Memi & Hoxha (HM&H), ky synim shërben si gur jonë i themelit, për rritje të ardhshme dhe sukses profesinal. Duke patur parasysh sa më sipër, deklarojmë se motoja jonë është të ofrojmë:

"Shërbime ligjore cilësore përmes standardeve profesionale"

Jëmi të bindur se zhvillimi profesional i anëtarëve të zyrës sonë është i pandashme nga rritja e klientëve tanë, dhe në mënyrë të natryshme arritjet e klientit përkthehen në qëllimet tona profesionale.

Filozofia jonë është e bazuar në bindjen e thellë që standardet më të larta profesionale arrihen vetëm më angazhim poltë për përmbushjen nevojat e klientit. Për këtë qellim, marrim masat e duhura për të vlerësuar objektivat e klientëve tanë dhe pë t’ju përgjigjur kerkesave të tyre me zgjidhje të plota dhe me alternativa të shpejta.

Ne vazhdimisht sigurohemi që klienti jonë po mërr hap pas hapi, këshillimin e nevojshmë për stadin e tij të zhvillimit, duke nisur nga themelimi i biznesti, e deri në fazat e negocimit të transaksioneve më të komplikuara.

VLERAT

Jëmi të bindur se avokati i beznesit duhet të ofrojë shërbimet e tij, duke u frymëzuar nga parimet më të larta morale, të etike dhe ato profesionale. Vlerat tona kryesore janë:

Fokusimi tek Klienti

Ne e shohim marrëdhënien tonë me klientin si një lidhje simbioze, dhe përqëndrojmë përpjekjet tona për të zbuluar dëshirën e klientit për sukses dhe për të përmbushur  kërkesat e tij.

Integriteti

Ne i ofrojmë klientit këshilla të drejtpërdrejta, duke u bazuar vetëm në bindjen tonë profesional dhe më dëshirën për të parë arritjen e qellimeve të klientit.

Besimi & Kompetencat

Ne japi zgjidhje problemve duke u bazuar në njohurinë e thellë të biznesin e klientit, dhe vendosim marrëdhënie afat-gjata duke fituar besimin e tyre në ndershmërinë tonë.

Puna në grup

Ne vertikalisht kombinojmë ekspertizën tonë ligjorë me koshilltarët nërkombëtarë të klientit tonë, dhe të angazhohemi që këshilla profesionale lokale të përshtatet me kërkesat e tyre globale. Ne horizontalisht kombinojmë ekspertizën tonë ligjore me ekspertize tatimore, financiar dhe kontabël, duke krijuar ekipe me fleksibilitet ndërdisiplinor, për t’i siguruar klientit shërbime në 360°.

HISTORIA

HM&H është një zyrë avokatore shqiptare e pavarur, e fokusuar në të drjtën e biznesit. Zyra jonë ofron këshillim ligjor të nivelit të lartë për investitorë ndërkombëtare, dhe i ndihmon ata në kryerjen e suksesshme të investimeve në mjedisin ekonomik shqiptar. Zyra u themelua në muajin Dhjetor 2003 nga Andi Memi, Shpati Hoxha dhe Eris Hoxha, dhe që prej asaj date ka ofruar një gamë të gjerë shërbimesh ligjore për shoqëri të mirënjohura shqiptare dhe ndërkombëtare, duke fituar një një reputacion gjithnjë në rritje për profesionalizëm dhe diligjencë.

Përkushtimi jonë i vazhdueshme për të përmbushur nevojat e klientëve është reflektuar drejtpërdrejt në vlerësimin e marrë mbi cilësinë ë shërbimeve të marra dhe të vlerës së para që ato ofrojnë.

Në zgjidhjen e shqetësimeve të klientëve tanë, ne shpesh bashkëpunojë me avokatët e tyre ndërkombëtar, duke ofruar një kombinim cilëor mes ekspertizës globale dhe të know-how lokale.

Zyra dhe anëtarët e saj i kanë asistuar qeverinë shqiptare dhe disa prej institucioneve kombëtare e ndërkombëtare më prestigjoze, në hartimin opsioneve të politikave, ligjeve dhe rregulloreve për zbatimin e disa reformave rregullatore.

Anëtarët zyrës aktualisht veprojnë si partnerë lokal të Bankës Botërore në kuadrin e Projektit Doing Business.

HM&H është gjithashtu aktive në aktivitetet e pro bono, dhe asistencën ndaj OJQ-ve me këshilla ligjore për projektet jo-qeveritare e të shoqërisë civile, me një vëmendje të veçantë për kujdesjin ndaj fëmijëvet.

Në vitin 2005, Eris Hoxha, u largua nga zyra pasi u thirr për të mbajtur një pozicion në sektorin publik. Në vitin 2007 ai u zgjodh si anëtar i Parlamentit shqiptar.
Zyra në vitin 2008 u riorganizuar në formën e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar, dhe u menaxhua nga dy partnerët themelues, Andi Memi dhe Shpati Hoxha. Duke nisur nga Janari 2010, ai i është rikthyer profesionit, dhe pozicionit të partnerit të zyrës.

© 2009 Hoxha, Memi & Hoxha (HM&H) Shpk. All rights reserved
The reproduction or retransmission of the contents of this web site is prohibited without the prior written consent of Hoxha, Memi & Hoxha (HM&H)
This web site was developed by Hoxha, Memi & Hoxha (HM&H) with the assistance of Cplus Media Integration Technologies