
PRIVACY
Politika e Privatësisë (read in English)
​
Hoxha, Memi & Hoxha ("ne", "tona" ose "kontrolluesi") është një zyrë që ofron shërbime të konsulencës profesionale në fushat ligjore, ekonomike, të administrimit të biznesit e në fusha të tjera të ngjashme apo të lidhura me to (“Shërbimet”). Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë privatësinë dhe sigurinë e të dhënave personale.
​
Kjo politikë privatësie (“Politika”) shpjegon se si ne mbledhim, ruajmë dhe përdorim (së bashku “Përpunojmë”) të dhënat personale në lidhje me individët (“ju”, “tuaj”, “klienti” ose “subjekti i të dhënave”) në përputhje me ligjet përkatëse për mbrojtjen e të dhënave, si Ligji Shqiptar nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, siç mund të ndryshohet herë pas here (“Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave” ose “LMD”).
​
Kjo Politikë synon t'ju ndihmojë të merrni një vendim të informuar kur përdorni faqen tonë të internetit https://www.hmh.al (“Faqja”) dhe kur na kontaktoni me pyetje dhe/ose kërkesa, si dhe për të kuptuar se si ne përpunojmë të dhënat tuaja personale në këto raste ose në lidhje me ofrimin e Shërbimeve tona. Gjithashtu ju informon se si ne i përpunojmë regjistrimet e sistemit tonë me qark të mbyllur ("CCTV").
​
Kjo Politikë ju shpjegon të drejtat tuaja në lidhje me të dhënat tuaja personale dhe si të na kontaktoni, ne ose autoritetin mbikëqyrës, nëse dëshironi të ushtroni këto të drejta apo keni një ankesë.
KONTROLLUESI
Pala përgjegjëse për përpunimin e të dhënave personale në përputhje me këtë Politikë është:
​
Emri: Hoxha, Memi & Hoxha (HM&H) Shpk.
NUIS: K82223011U
Adresa: Rr. Abdi Toptani, Torre Drin, kati 4, Njësia Bashkiake nr. 2, Tiranë, Shqipëri
Email: info@hmh.al
Nëse keni ndonjë pyetje apo dëshironi sqarime në lidhje me këtë Politikë, ju mund të na kontaktoni nëpërmjet emailit si më sipër.
OBJEKTI
​
Kjo Politikë zbatohet për përpunimin e të dhënave personale të subjekteve të të dhënave, në kontekstin e aktiviteteve të mëposhtme të përpunimit:
​
-
Përpunimi i të dhënave personale në kontekstin e ofrimit të Shërbimeve tona.
-
Përpunimi i të regjistrimeve në kontekstin e përdorimit të sistemit CCTV.
-
Përpunimi i të dhënave personale në kontekstin e përdorimit të Faqes tonë.
Ju lutemi vini re se kjo Politikë nuk mbulon aktivitetet që lidhen me punësimin apo me rekrutimin, duke përfshirë aplikimet për punë, për praktikë pune ose për stazhet. Kur aplikoni për një pozicion të tillë pranë nesh, ne do të vëmë në dispozicion njoftime të veçanta për privatësinë lidhur me secilën mundësi rekrutimi. Këto njoftime të tjera do të shpjegojnë se si ne do të trajtojmë të dhënat e aplikantit gjatë procesit të rekrutimit.
Nëse paraqisni një aplikim të pakërkuar (një aplikim që nuk lidhet me një vend të lirë të shpallur), ju lutemi të jeni të vetëdijshëm se ne nuk do t'i përpunojmë ose ruajmë të dhënat tuaja. Aplikime të tilla janë jashtë procedurave tona standarde të rekrutimit.
​
TË DHËNAT PERSONALE
​
E dhënë personale është çdo informacion në lidhje një subjekt të të dhënave (person fizik) identiteti i të cilit është i përcaktuar (p.sh. emri) ose të paktën i përcaktueshëm nëpërmjet një ose disa elementëve identifikues së bashku (p.sh. data e lindjes, vendi i lindjes, adresa e email-it etj.).
​
Regjistrimet CCTV shpesh përmbajnë imazhe të individëve. Meqenëse ky informacion mund të përdoret për të identifikuar këta individë, direkt ose indirekt, në kombinim me të dhëna të tjera, këto kualifikohen si të dhëna personale.
​
Mbledhja e të dhënave
Nëse ju si klient jeni një individ dhe/ose kur vizitoni ambientet tona ose përdorni Faqen tonë, ne kryesisht do të mbledhim të dhënat tuaja personale direkt nga ju.
​
Megjithatë, meqenëse portofoli i klientëve tanë përbëhet kryesisht nga persona juridik dhe këta klientë nuk janë subjekte të të dhënave, të dhënat tuaja personale mund të na jepen në lidhje me ofrimin e Shërbimeve tona - kjo mund të përfshijë informacione personale të zyrtarëve dhe personelit të klientit tonë, aktual ose të mundshëm, apo informacione personale lidhur me kontraktorët ose palët kundërshtare të klientit, duke përfshirë informacione personale në lidhje me personelin, këshilltarët ligjorë, këshilltarët e tjerë ose personelin e këtyre palëve.
​
Nëse jeni një individ dhe të dhënat tuaja personale përpunohet nga ne si rezultat i ofrimit të Shërbimeve për të tretët, ne do të përpunojmë vetëm të dhënat tuaja personale që janë relevante dhe të nevojshme për Shërbimet e ofruara, në varësi nga rrethanat e çështjes në fjalë.
​​
Sa më sipër, burimet e treta nga të cilët mund të marrim të dhëna personale përfshijnë:
​
-
Burime publike: regjistrat e biznesit, regjistrat e pasurive të paluajtshme, organet rregullatore dhe baza të dhënash të tjera të aksesueshme publikisht.
-
Përfaqësuesit tuaj: organizata juaj, përfaqësuesit ligjorë ose agjentët e autorizuar.
-
Ofruesit e shërbimeve: banka, punëdhënësi juaj, konsulentët, kontabilistët, noterët ose profesionistë të tjerë të përfshirë në një çështje.
-
Korrespondencën me palë të treta: komunikimet që me marrim nga të tretët në lidhje me ju ose me çështjet tuaja.
Kur ne mbledhim të dhëna personale direkt nga ju, është vendimi juaj nëse dëshironi t'i jepni të dhënat apo jo. Nëse zgjidhni të mos na jepni të dhënat personale të kërkuara, kjo mund të na kufizojë ose na pengojë t’ju ofrojmë Shërbimet tona, të ndikojë në aftësinë tonë për të mbajtur kontakt me ju, të na pengojë të lidhim kontrata ose marrëveshje me ju, ose të ndikojë në aftësinë tonë për të siguruar ushtrimin e të drejtave tuaja.
Nëse ndani me ne të dhëna personale në lidhje me një person tjetër, ju duhet të siguroheni që të keni të drejtën ligjore për të na e dhënë atë të dhënë dhe që t’i përmbaheni të gjitha detyrimeve të zbatueshme për mbrojtjen e të dhënave. Gjithashtu, është përgjegjësia juaj që të informoni këta subjekte të tjera të të dhënave se po ndani me ne të dhënat e tyre dhe se të dhënat e tyre do të përpunohen në përputhje me këtë Politikë.
​
Lidhur me të dhënat e mbledhura nëpërmjet sistemit CCTV janë marrë parasysh një sërë elementësh për të mbrojtur të drejtat tuaja. Këto elemente përfshijnë:
​​
-
vlerësimin e kujdesshëm të zonave që përzgjidhen për vëzhgim dhe të pozicionimittë kamerave;
-
kamerat janë të dukshme dhe vendosen në mënyrë të tillë që të sigurohet që ato të monitorojnë vetëm zonat e synuara të vëzhgimit (si p.sh. hyrja, daljet e emergjencës, korridoret dhe dhomat teknike);
-
afishimin e tabelave njoftuese në mënyrë të dukshme në zonat e vëzhgimit, që të gjithë të jenë të vetëdijshëm se po hyjnë në një ambient që mbikëqyret nga kamera;
-
sistemi i CCTV nuk ndërhyn në sferën private të individëve, çka do të thotë se zonat e vëzhgimit nuk do të përfshijnë tualetet apo ambiente të tjera të ngjashme; kamerat nuk do të monitorojnë drejtpërdrejt vendet e punës.
Kategoritë e Subjekteve të të Dhënave
Kategoria e individëve, të dhënat e të cilëve ne mund të përpunojmë sipas kësaj Politike, zakonisht përfshin, por nuk kufizohet vetëm në sa vijon. Kjo është një listë jo e fundme, dhe pasqyron natyrën e larmishme të të dhënave personale të përpunuara si pjesë e një zyrë që ofron shërbime profesionale.
​
-
Klientë: aktualë dhe të mëparshëm të Shërbimeve tona.
-
Palët e lidhura: anëtarët e familjes, bashkëpunëtorët ose individë të tjerë të lidhur me klientët tanë, informacioni i të cilëve është i nevojshëm për ofrimin e Shërbimeve tona.
-
Përfaqësuesit ligjorë ose të emëruar: likuiduesit, administratorët e falimentimit dhe role të ngjashme dhe/ose përfaqësues personal me prokurë, që veprojnë në emër të të tjerëve.
-
Zyrtarë të personit juridik: administratorët, zyrtarët, punonjësit, pronarët, pronarët përfitues dhe personat me kontroll të ndjeshëm.
-
Këshilltarët: avokatët, noterët, auditorët, kontabilistët, përkthyesit dhe konsulentët e tjerë profesionalë të klientit ose të palëve të tjera të përfshira në një çështje të lidhur me ofrimin e Shërbimeve tona.
-
Persona të tjerë: persona të tjerë që nuk janë listuar më sipër, të cilët përdorin Faqen tonë të Internetit ose na kontaktojnë me pyetje dhe/ose kërkesa.
Kategoritë e të Dhënave Personale
Ne mund të mbledhim një sërë të dhënash personale gjatë ofrimit të Shërbimeve tona, duke përfshirë edhe nëpërmjet përdorimin tuaj të Faqes, kur ju na kontaktoni me pyetje dhe/ose kërkesa. Në varësi të marrëdhënies tonë me ju dhe të bazës ligjore të përpunimit, ne mund të mbledhim kategoritë e mëposhtme të të dhënave personale:
​
-
Të dhëna identifikimi: titulli, emri, mbiemri, gjinia, kombësia, data dhe vendi i lindjes, numrat e dokumenteve të identitetit, numrat e identifikimit personal dhe identifikues të tjerë zyrtarë.
-
Të dhëna kontakti: adresa postare, numrat e telefonit dhe adresat e email-it, të dhënat e kontaktit profesional dhe profilet e mediave sociale.
-
Informacione dhe dokumente: kopje të dokumenteve të identifikimit (p.sh pasaportë, kartë identiteti kombëtare), specimenë të nënshkrimit dhe dokumentet e nënshkruara (personale ose në emër të një organizate), si dhe dokumente dhe informacione të tjera të nevojshme për të verifikuar identitetin tuaj dhe/ose që janë të nevojshme për ofrimin e Shërbimeve tona.
-
Të dhëna financiare: të dhënat e llogarisë bankare dhe informacioni tatimor, dokumentacioni i burimit të fondeve, dokumentacion i nevojshëm për njohjen e klientit dhe/ose për parandalimin e pastrimit të parave, kur përpunimi i të dhënave të tilla është i rëndësishëm ose i nevojshëm për ofrimin e Shërbimeve tona.
-
Të dhëna familjare: informacion në lidhje me bashkëshortin/en tuaj, partnerin/en, personat në varësi, anëtarët e familjes ose kujdestarët, kur përpunimi i të dhënave të tilla është i rëndësishëm ose i nevojshëm për ofrimin e Shërbimeve tona.
-
Detaje të punësimit: historiku i punësimit, paga dhe përfitimet, të dhënat e performancës, çështjet disiplinore, ankesat, dhe informacion tjetër lidhur me punësimin, kur përpunimi i të dhënave të tilla është i rëndësishëm ose i nevojshëm për ofrimin e Shërbimeve tona.
-
Detaje të migracionit: statusi i migracionit dhe dokumentacioni përkatës, kur përpunimi i të dhënave të tilla është i rëndësishëm ose i nevojshëm për ofrimin e Shërbimeve tona.
-
Të dhëna sensitive: informacioni shëndetësor, duke përfshirë aftësitë e kufizuara, përkatësinë etnike, racën ose besimet fetare, anëtarësimin në sindikata, etj.; këto të dhëna do të mblidhen dhe përpunohen vetëm kur janë të nevojshme dhe të rëndësishme për ofrimin e Shërbimeve tona dhe i nënshtrohen bazës ligjore dhe mbrojtjes së përshtatshme.
-
Të dhëna penale: informacion në lidhje me dënimet penale ose veprat penale; këto të dhëna do të mblidhen dhe përpunohen vetëm kur janë të nevojshme dhe të rëndësishme për ofrimin e Shërbimeve tona dhe i nënshtrohen bazës ligjore dhe mbrojtjes së përshtatshme.
-
Të dhëna të tjera: regjistrimet CCTV të vizitorëve në ambientet tona, si dhe çdo të dhënë personale shtesë e nevojshme për çështjet e klientëve ose operacionet e biznesit.
Ne mbledhim vetëm të dhënat personale që janë ngushtësisht të nevojshme dhe relevante për marrëdhënien tuaj me ne dhe shërbimet specifike që ofrojmë. Kategoritë e të dhënave që përpunojmë do të ndryshojnë në varësi të natyrës së angazhimit tonë me ju.
​
BAZA LIGJORE
​
Ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale vetëm kur lejohet nga ligji në fuqi dhe vetëm për qëllimet për të cilat ato janë mbledhur. Baza ligjore në të cilën mbështesim përpunimin varet nga natyra e marrëdhënies tonë me ju dhe nga aktiviteti specifik i përpunimit. Disa nga bazat e ligjore të përpunimit mund të mbivendosen dhe ne mund të justifikojmë përpunimin e të dhënave tuaja mbi disa baza të ndryshme ligjore.
Ne i përpunojmë të dhënat personale kryesisht mbi bazat e mëposhtme:
​
Përmbushja e një kontrate - Neni 7(1)(b) i LMD-së
​
Ne mund të përpunojmë të dhënat tuaja personale për të lidhur ose përmbushur një kontratë me ju për ofrimin e Shërbimeve tona. Kjo përfshin:
​
-
Vlerësimin nëse duhet pranuar ose jo angazhimi nga ana juaj.
-
Ofrimin e Shërbimeve që keni kërkuar.
-
Menaxhimin e marrëdhënies tonë të vazhdueshme me ju.
Interesi i Ligjshëm - Neni 7(1)(dh) i LMD-së
​
Ne mund të përpunojmë të dhënat tuaja personale për të ndjekur interesat tona të ligjshme të biznesit apo interesat e ligjshme të palëve të treta (p.sh. për të siguruar që të ofrojmë Shërbimet tona në interesin më të mirë të klientit tonë), me kusht që të drejtat dhe liritë tuaja të mos kenë përparuesi ndaj këtyre interesave. Kjo përfshin:
​
-
Në rastin e ofrimit të Shërbimeve tona, kur të dhënat tuaja merren nga burime të palëve të treta si më sipër.
-
Mbajtjen e marrëdhënieve të biznesit dhe institucionale.
-
Zhvillimin e aktiviteteve tona të biznesit.
-
Ngritjen, ushtrimin ose mbrojtjen e pretendimeve ligjore.
-
Kontrollin e aksesit në ambientet tona dhe për të mbrojtur pronën tonë.
-
Dërgimin e komunikimeve të marketingut të drejtpërdrejtë, buletineve dhe përfshirjen tuaj në publikimeve ligjore (ju mund të zgjidhni në çdo kohë të tërhiqeni)
Detyrimi Ligjor - Neni 7(1)(c) i LMD-së
​
Ne mund të përpunojmë të dhënat tuaja personale kur na kërkohet të përmbushim një detyrim ligjor ose rregullator të cilit i nënshtrohemi, duke përfshirë, pa u kufizuar në to:
​
-
Kërkesat e ligjit tatimor.
-
Detyrimet rregullatore profesionale që rregullojnë aktivitetin tonë (p.sh rregullat e dhomës së avokatisë).
-
Urdhrat gjykatave ose kërkesat e autoritetet publike kompetente.
-
Kërkesat e lidhura me legjislacionin për parandalimin e pastrimit të parave dhe zbatimin e sanksioneve.
Pëlqimi - Neni 7(1)(a) i LMD-së
Në përgjithësi ne nuk mbështetemi tek pëlqimi si bazë ligjore kryesore. Megjithatë, ne do të kërkojmë pëlqimin tuaj të shprehur, nëse:
​
-
Nuk mund të mbështesim përpunimin në një bazë tjetër ligjore.
-
Na duhet të përpunojmë të dhëna personale për qëllime që shkojnë përtej qëllimit fillestar të mbledhjes së të dhënave.
-
Parashikime specifike ligjore kërkojnë marrjen e pëlqimit tuaj.
Ju mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë, megjithatë kjo nuk do të ndikojë në përpunimin që ka ndodhur para tërheqjes.
​
QËLLIMI
Ofrimi i shërbimeve
Kur ne përpunojmë të dhëna personale të klientëve dhe/ose të dhëna të subjekteve të tjera, q’ merren nga burime të treta, lidhur me ofrimin e Shërbimet tona, ne i përdorim këto të dhëna për qëllimet e mëposhtme:
​
Verifikimi dhe Pranimi i Klientit
​
-
Kryerja e verifikimeve të identitetit, të kujdesit të duhur dhe të konfliktit të interesit.
-
Kryerja e verifikimeve për parandalimin e pastrimit të parave dhe vlerësimit të sanksioneve.
-
Realizimi i procedurave të tjera të përputhshmërisë rregullatore dhe të pranimit.
Ofrimi i Shërbimeve
​
-
Ofrimi i shërbimeve profesionale dhe këshillave ligjore.
-
Komunikimi nëpërmjet email-it, telefonit dhe mjeteve të tjera.
-
Koordinimi me palët e treta dhe ofruesit e shërbimeve (si noterët, përkthyesit, ekspertët dhe konsulentë të tjerë profesionistë).
Menaxhimi i Marrëdhënieve
​
-
Menaxhimi i marrëdhënieve të vazhdueshme me klientët.
-
Vlerësimi ose përgjigjja ndaj kërkesave ose pretendimeve.
-
Zbatimi i marrëveshjeve tona, mbrojtja e të drejtave tona.
-
Identifikimi i mundësive për përmirësimin dhe zhvillimin e Shërbimeve tona.
Menaxhimi Financiar
​
-
Përpunimi i faturimit dhe pagesave.
-
Mbajtja e të dhënave dhe llogarive financiare.
-
Mbledhja e tarifave aktuale dhe të papaguara.
Pajtueshmëria Rregullatore
​
-
Përmbushja e detyrimeve tona profesionale dhe rregullatore.
-
Përgjigjet ndaj kërkesave të autoriteteve rregullatore dhe organeve mbikëqyrëse.
Kur përpunojmë të dhëna personale të mbledhura nga ose në emër të klientëve tanë, ne e bëjmë këtë në varësi të detyrimeve të konfidencialitetit të klientit, mbrojtjes së privilegjit profesional ligjor dhe kushteve të letrës sonë të angazhimit apo marrëveshjes së shërbimit me ju. Këto mbrojtje sigurojnë që informacioni juaj të trajtohet me standardet më të larta të kujdesit profesional dhe konfidencialitetit.
​
Vizitorët
​
Nëse vizitoni ambientet tona, ne mund të mbledhim të dhënat personale që mund të jenë të nevojshme për t'ju identifikuar ju dhe imazhin tuaj në sistemin CCTV. Ne i përpunojmë këto të dhëna për qëllimet e mëposhtme:
-
të kontrollojmë aksesin në ambientet tona dhe të sigurojmë një mjedis të qetë, të sigurt dhe të monitoruar për stafin dhe vizitorët.
-
të mbrojmë pronën tonë nga vjedhjet, dëmtimet ose veprimet e paligjshme, duke monitoruar ngjarjet në ambientet tona, të mbrojmë të drejtat tona, duke përfshirë ngritjen, ushtrimin ose mbrojtjen e kërkesave ligjore para gjykatave ose autoriteteve publike, sipas ligjit.
-
të parandalojmë dhe/ose të zbusim pasojat e çdo veprimi të paligjshëm në ambientet tona, duke përfshirë raportimin e veprimeve të tilla tek autoritetet kompetente të zbatimit të ligjit, si dhe të ruajmë provat në përputhje me detyrimet ligjore në fuqi.
Personat që na kontaktojnë
Kur na kontaktoni nëpërmjet formularit të kontaktit në Faqen tonë të internetit, ose na kontaktoni me mjete të tjera lidhur me pyetje dhe/ose kërkesa, ne mund të mbledhim të dhënat e kontaktit dhe përmbajtjen e pyetjes ose mesazhit tuaj, si dhe informacione të tjera që ju zgjidhni të na jepni. Përpunimi i të dhënave personale në këto rrethana bëhet për qëllimet e mëposhtme:
​
-
Për t’ju përgjigjur pyetjes ose kërkesës tuaj.
-
Për të marrë dhe menaxhuar çdo informacion, dokument ose të dhëne që ju na jepni.
-
Për të gjurmuar komunikimet e mëparshme.
-
Për të vlerësuar nëse mund t'ju ndihmojmë me çështjen tuaj.
Raste të tjera
Ne mundet gjithashtu të përpunojmë të dhëna personale për qëllimet e mëposhtme:
​
-
për përmirësimin, zhvillimin dhe marketimin e Shërbimeve të reja.
-
Siç mund të kërkohet ose lejohet nga ligji.
​
MARRËSIT DHE TRANSFERIMET
Të dhënat personale që mbajmë lidhur me ju mund të ndahen me marrës të tjerë si më poshtë. Ndarja e të dhënave tuaja personale do të justifikohet në mënyrë të përshtatshme në bazë të interesit tonë të ligjshëm, përmbushjes së detyrimit ligjor ose për të ekzekutuar urdhrin dhe udhëzimin tuaj.
​
Marrësit e brendshëm
​
Për të përmbushur qëllimet e përcaktuara në këtë Politikë të dhënat tuaja personale mund të aksesohen nga ose të ndahen me palët brenda ose të lidhura me organizatën tonë, duke përfshirë:
​
-
Punonjësit tanë dhe avokatët e asociuar.
-
Kontabilistët dhe këshilltarët tatimorë pranë HM&H Business.
-
Anëtarët e tjerë të stafit ose bashkëpunëtorët që kanë nevojë për qasje për të ofruar shërbimet tona.
Të gjitha palët e brendshme që kanë qasje në të dhënat tuaja personale janë të detyruara të përmbushin detyrimet e konfidencialitetit në përputhje me ligjin në fuqi. Kjo siguron që informacioni juaj të trajtohet me kujdesin dhe sigurinë e duhur.
​
Palët e jashtme
​
Në lidhje me ofrimin e Shërbimeve tona, të dhënat tuaja personale mund të ndahen gjithashtu me palë të treta jashtë organizatës sonë, duke përfshirë, pa kufizim:
​
-
Profesionistë: auditorë, kontabilistë, konsulentë tatimor, ekspertë vlerësues, arbitra, ndërmjetës, noterë, përkthyes dhe konsulentë ose ofrues të tjerë shërbimesh.
-
Palë ligjore: palët kundërshtare të klientit, dhe përfaqësues e tyre ligjorë apo konsulentët, kur është e rëndësishme dhe nevojshme për çështjen që po ndjekim.
-
Institucionet financiare: bankat, institucionet financiare, përpunuesit e pagesave, shoqëritë e sigurimit, në rast të një kërkese ose të ndonjë incidenti të siguruar, etj.
-
Institucionet publikë: gjykatat, prokuroritë, autoritetet ligj zbatuese, regjistrat e pasurive të paluajtshme, regjistrat e biznesit dhe bazat e të dhënave të tjera zyrtare, kur është e rëndësishme dhe nevojshme për çështjen që po ndjekim.
-
Ofruesit e shërbimeve: ofruesit që ofrojnë shërbimey hostimi për sistemet tona, software ose që mbështesin infrastrukturën tonë teknologjike.
-
Direktoritë e publikimeve ligjore: lidhur me rankimin tonë në direktoritë ligjore, mund të ndajmë të dhëna të kufizuara (si emri, përshkrimi i punës dhe adresa e email-it) si kontakt reference për një çështjeje të klientit. Ne do t'ju njëftojmë nëse i ndajmë të dhënat tuaja në këtë mënyrë dhe ju mund të zgjidhni të tërhiqeni në çdo kohë.
Lidhur me palët e jashtme, ne do të ndajmë vetëm atë pjesë të të dhënave që është relevante dhe e nevojshme për t'u ndarë për këtë qëllim.
​
Ne do të sigurohemi që përpara se të ndahen të dhënat tuaja, këto palë të jashtme, sipas rrethanave, të informohen mbi kushtet e konfidencialitetit që na keni udhëzuar të kërkojmë, dhe/ose marrin masa të përshtatshme për mbrojtjen e të dhënave tuaja.
​
Përhapja e detyrueshme
Bazuar në një detyrim ligjor që na zbatohet, ne mund të na kërkohet gjithashtu të ndajmë me autoritetet dhe organet e tjera publike të dhëna personale që kemi lidhur ju, duke përfshirë:
​
-
Autoritetet tatimore.
-
Agjencitë e zbatimit të ligjit.
-
Prokuroritë dhe gjykatat.
-
Organet e tjera rregullatore ose qeveritare.
Kur na kërkohet të përmbushim një detyrim të tillë për përhapje të të dhënave, ne do ta bëjmë këtë vetëm në masën që është ngushtësisht e nevojshme, siç kërkohet me ligj, dhe do t'ju njoftojmë paraprakisht në mënyrë të arsyeshme, përveçse kur një njoftim paraprak për një përhapje të kërkuar ndalohet me ligj ose nga urdhri përkatës i përhapjes.
​
Raste të tjera
​
Ne nuk i shesim të dhënat tuaja personale. Të dhënat personale që përpunohen nuk do t'i nënshtrohen vendimmarrjes dhe/ose profilizimit të automatizuar.
​
Transferimet Ndërkombëtare
​
Të dhënat personale përpunohen në Shqipëri. Të dhënat teknike të komunikimit, të tilla si emaili ose faqja e internetit, ruhen në serverat e ofruesve të tretë të shërbimeve të komunikimit, të cilat mbrohen sipas kushteve përkatëse të privatësisë që zbatohen nga këta ofrues të tretë.
​
Si rregull, të dhënat personale që ne kemi lidhur me ju do të transferohen vetëm tek marrës të vendosur në vende që sigurojnë një nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave personale, lidhur me të cilat ka një vendim përshtatshmërie në përputhje me nenin 40 të LMD-së.
​
Nëse do të na duhet të ndajmë të dhënat tuaja personale tek marrës të vendosur në vende të tjera, ne do të sigurohemi që transferimi të kryhen në përputhje me kushtet për transferimin ndërkombëtar, siç përcaktohet nga LDM-ja.
​
PERIUDHAT E RUAJTJES
Ne do t’i ruajmë të dhënat tuaja personale vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për të përmbushur qëllimet për të cilat ato janë mbledhur. Më pas, të dhënat do të fshihen kur ato nuk janë më të nevojshme të mbahen për qëllimet e synuara, apo të detyrueshme për t’u ruajtur për një afat tjetër.
​
Periudhat standarde të ruajtjes
​
Periudha standarde e ruajtës për të dhënat personale që përpunohen në lidhje me ofrimin e Shërbimeve tona për klientët, është për kohëzgjatjen e marrëdhënies tonë kontraktore me klientin. Pas përfundimit të marrëdhënies kontraktore, ne do të ruajmë për periudhën ligjore përkatëse të ruajtjes, pjesën e të dhënave personale që kërkohet të ruhet me ligj.
Periudha standarde e ruajtjes për regjistrimet e sistemit CCTV është deri në 30 ditë, dhe më pas do të fshihen, përveç nëse jemi të detyruar ligjërisht t'i ruajmë ato për periudha më të gjata (p.sh. në lidhje me rrethana të veçanta si më poshtë).
​
Periudha standarde e ruajtjes për të dhënat personale që na jepni kur na kontaktoni në lidhje me një pyetje dhe/ose kërkesë, është për kohën e nevojshme për të trajtuar kërkesën tuaj dhe më tej për një periudhë prej jo më shumë se 3 muaj, në mënyrë që të mund t'u përgjigjemi në mënyrë të përshtatshme pyetjeve të mëvonshme. Të dhënat tuaja do të fshihen kur nuk është më e nevojshme t'i ruani ato për qëllimet e synuara. Shihni seksionin përkatës më poshtë lidhur me periudhën e ruajtjes së cookies.
​
Periudhat e ruajtjes ligjore
​
Periudhat ligjore të ruajtjes janë si vijon:
​
-
5 vjet - për të dhënat dhe dokumentet që lidhen me taksat dhe tatimet (sipas Ligjit të Procedurave Tatimore);
-
5 vjet - për të dhënat dhe dokumentet që lidhen me parandalimin e pastrimit të parave (sipas Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit);
-
10 vjet - për të dhënat dhe dokumentet financiare dhe kontabël (sipas Ligjit të Kontabilitetit dhe Pasqyrave Financiare);
Rrethana të veçanta
​
Në rrethana të veçanta, ne mund të ruajmë të dhëna të caktuara përtej periudhave të zbatueshme, për të menaxhuar ose mbrojtur mosmarrëveshjet ligjore, për t'u përmbajtur kërkesave të detyrueshme ligjore dhe/ose për t'u marrë me hetimet rregullatore. Kur është e nevojshme ruajtja për një periudhë të zgjatur, ne do të identifikojmë dhe ruajmë vetëm elementët specifikë të të dhënave të kërkuara, do t'i mbajmë të dhënat për periudhën më të shkurtër të nevojshme dhe do të zbatojmë afatet e parashkrimit për pretendimet ligjore.
​
Konfidencialieti dhe siguria
​
Siguria e të dhënave tuaja personale është shumë e rëndësishme për ne. Të dhënat personale që mbajmë ruhen si në formë elektronike ashtu edhe në kopje fizike.
Për të mbrojtur të dhënat tuaja, duke marrë parasysh gjendjen e teknologjisë dhe kostot e zbatimit në lidhje me rreziqet dhe natyrën e të dhënave personale që duhen mbrojtur, ne marrim masa teknike dhe organizative për të siguruar një nivel të përshtatshëm sigurie dhe për të shmangur rrethanat që mund të çojnë në ndryshime, humbje, shkatërrim ose akses të paautorizuar të mundshëm, duke përfshirë shkeljen e konfidencialitetit.
Të gjitha palët e brendshme dhe të jashtme që, për qëllimet e listuara në këtë Politikë, marrin akses prej nesh ne në të dhëna personale, janë të detyruara të respektojnë konfidencialitetin e këtyre të dhënave personale.
​
FAQJA DHE COOKIES
​
Faqja jon në internet në përgjithësi ruan të dhëna teknike të vizitorëve në të dhëna të agreguara, jo të sakta të gjeolokacionit (qytet/vend) dhe metrika të tjera dhe përqendrohet në të dhëna të anonimizuara dhe të agreguara për njohuri të përgjithshme të trafikut.
​
Adresat IP për funksione thelbësore, dhe adresa IP e përdoruesve mund të bëhet e dukshme në lidhje me funksionin e regjistrimit të pëlqimit të cookies.
​
Cookies
​
Për të mundësuar funksionimin e duhur të faqes ton në interneti, ne vendosim në pajisjen tuaj skedarë të vegjël të dhënash të quajtur "cookies".
​
Çfarë janë cookies
​
Cookies janë skedarë të vegjël të dhënash të ruajtura në shfletuesin e përdoruesit. Ato zakonisht përdoren për të ndjekur cilësimet që përdoruesit kanë zgjedhur dhe veprimet që kanë ndërmarrë në një faqe. Cookies mund të përdoren për arsye të rëndësishme, të tilla si:
​
-
Për të ofruar një përvojë të mirë për vizitorët e faqes.
-
Për të identifikuar anëtarët e regjistruar (përdoruesit që regjistrohen në një faqe).
-
Për të monitoruar dhe analizuar performancën, funksionimin dhe efektivitetin e faqes.
-
Për të siguruar që faqja të jetë e sigurt dhe e sigurt për t’u përdorur.
Cookies mund të kategorizohen bazuar në origjinë, si:
​
-
Cookies e palës së parë: këto janë cookies e vendosura nga faqja e internetit që po vizitoni; këto përdoren zakonisht nga faqja e internetit për të kujtuar preferencat tuaja, statusin e hyrjes dhe të dhëna të tjera për një përvojë më të lehtë dhe të personalizuar të përdoruesit në atë faqe specifike. Vetëm ajo faqe interneti mund të lexojë cookies e palës së parë.
-
Cookies e palës së tretë: këto janë cookies që një faqe interneti lejon të vendosen nga një palë e ndryshëm nga faqja e internetit që po vizitoni; këto përdoren zakonisht nga reklamuesit dhe tregtarët për të ndjekur aktivitetin e shfletimit në shumë faqe interneti për reklama, përmbajtje dhe analiza të personalizuara.
Cookies mund të kategorizohen gjithashtu bazuar në funksionin e tyre, si:
​
-
Cookies të qëndruehsme: këto janë cookies të ruajtura në pajisjen tuaj dhe që nuk fshihen automatikisht kur mbyllni shfletuesin tuaj; ju duhet t'i fshini në mënyrë aktive këto cookies para skadimit të kohëzgjatjes së tyre të caktuar; cookies të qëndrueshme kanë një datë skadimi të caktuar (ditë, muaj ose vite) dhe zakonisht përdoren për të kujtuar detajet e hyrjes, preferencat (si gjuha ose tema) dhe për të ndjekur sjelljen tuaj të shfletimit nëpër seanca për personalizim, analiza dhe reklama të synuara.
-
Cookies të seancës: këto cookies shërbejnë për të ofruar një përvojë të qetë dhe të pandërprerë përdoruesi duke kujtuar informacionin gjatë një vizite të vetme (seancë), duke aktivizuar funksione thelbësore si mbajtja juaj e kyçur, kujtimi i artikujve në një shportë tregtie elektronike etj.; këto zakonisht fshihen kur mbyllni shfletuesin tuaj. Cookies të seancës janë përgjithësisht më pak ndërhyrëse pasi nuk ju gjurmojnë nëpër vizita të shumëfishta.
Kategoritë e mësipërme të cookies (domethënë origjina dhe funksioni) nuk janë ekskluzive dhe mund të mbivendosen.
​
Për më shumë informacion mbi atë se çfarë janë cookies dhe si bashkëveprojnë ato me faqet e internetit, mund të vizitoni faqet informative si All About Cookies.
​
Lidhjet e mëposhtme shpjegojnë se si të aksesoni cilësimet e cookies në shfletues të ndryshëm:
​
Për të zgjedhur të mos monitoroheni nga Google Analytics në të gjitha faqet e internetit, vizitoni këtë link: http://tools.google.com/dlpage/gaoptout.
​
Pëlqimi për Cookies
​
Ne përdorim një banner për cookies në faqen tonë. Kjo u jep vizitorëve të faqes mundësinë të pranojnë ose të refuzojnë cookies jo-thelbësore në faqen tonë.
​
Pëlqimi për cookies që vendosni në mjetin e menaxhimit të pëlqimit mund të modifikohet dhe të tërhiqet në çdo kohë në të njëjtin mjet. Nëse banner- i për cookies nuk shfaqet më, për sa kohë që jeni në faqen tonë të internetit ju do të gjeni gjithmonë një simbol të vogël kontrolli në skajin e poshtëm të majtë të ekranit. Kur klikoni atë simbol, mjeti i menaxhimit të pëlqimit hapet përsëri për të ndryshuar cilësimet tuaja.
​
Mjeti i menaxhimit të pëlqimit rendit llojet e mëposhtme të cookies:
Cookies absolutisht të nevojshme (ose thelbësore): Këto cookies mundësojnë funksionalitete thelbësore siç janë siguria, verifikimi i identitetit dhe menaxhimi i rrjetit. Këto cookies nuk mund të çaktivizohen.
​
Cookies funksionale: Këto cookies mbledhin të dhëna për të kujtuar zgjedhjet që bëjnë përdoruesit për të përmirësuar dhe për të dhënë një përvojë më të personalizuar. Mund t'ju duhet t'i aktivizoni këto cookies që disa veçori të faqes së internetit të funksionojnë siç duhet. Këto cookies janë të çaktivizuara si parazgjedhje. Ju duhet të pranoni në mënyrë aktive përdorimin e këtyre cookies në banderolën tonë të cookies.
​
Cookies marketingu: Këto cookies përdoren për të ndjekur efektivitetin e reklamave për të ofruar një shërbim më të rëndësishëm dhe për të ofruar reklama më të mira që i përshtaten interesave tuaja. Këto cookies janë çaktivizuar si parazgjedhje. Ju duhet të pranoni në mënyrë aktive përdorimin e këtyre cookies në banderolën tonë të cookies.
Cookies analitike: Këto cookies na ndihmojnë të kuptojmë se si vizitorët bashkëveprojnë me faqen tonë të internetit, të zbulojnë gabime dhe të ofrojnë një analizë më të mirë të përgjithshme. Këto cookies janë çaktivizuar si parazgjedhje. Ju duhet të pranoni në mënyrë aktive përdorimin e këtyre cookies në banderolën tonë të cookies.
Tabela e Cookies
​
Faqja jonë e internetit përdor kryesisht cookies të palës së parë. Këto janë cookies të vendosura dhe të kontrolluara nga faqja jonë dhe jo nga ndonjë organizatë e jashtme. Si parazgjedhje, cookies që vendosen në faqen tonë të internetit mund të kategorizohen si cookies thelbësore.
​
-
SSR-caching: Cookie performance për renderim /24 orësh /Thelbësor
-
XSRF-TOKEN: Cookie për zbulimin e mashtrimeve të thirrjeve/ Seance /Thelbësor
-
server-session-bind: Cookie për mbrojtjen e API-t/ Seance / Thelbësor
-
hs: Cookie Sigurie për Hive (trashëgimi) / Seance /Thelbësor
-
svSession: Cookie për sigurinë, stabilitetin dhe funksionin kryesor të faqes/ 12 muaj/ Thelbësor
-
bSession: Përdoret për matjen e efektivitetit të sistemit /24 orë/ Thelbësor
-
fedops.logger.sessionId: Ndjekja e gabimeve dhe problemeve të sesionit (rezistenca) /12 muaj /Thelbësor
-
mpaSessionId: Ndjekja e sesionit në Aplikacionin me Shumë Faqe (MPA) / Seance /Thelbësor
-
client-session-bind: Cookie për mbrojtjen e API-t / Seance /Thelbësor
Megjithatë, duke pasur parasysh që platforma jonë na jep mundësinë të shtojmë
komponentë, kode, aplikacione të palëve të treta...e kështu me radhë, faqja jonë e internetit mund të përfshijë lloje të tjera të cookies që mund të kërkojnë cilësime specifike.
​
Për më tepër, për të parë ose bashkëvepruar me disa nga faqet tona, mund të përdorni plugin (p.sh. media sociale) ose të ridrejtoheni në faqen e internetit të organizatave të jashtme, dhe mund t'ju duhet të pranoni cookies e tyre.
​
TË DREJTAT TUAJA
Si rregull, dhe në varësi të rrethanave të një procesi përpunimi, ju keni të drejtat vijuese sipas LMD-së:
​
-
të drejtën për t’u informuar (Neni 13 i LMD-së) në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale, e cila realizohet nga ne sipas kësaj Politike.
-
të drejtën e aksesit (Neni 14 i LMD-së), që në mënyrë të përmbledhur konsiston në të drejtën për të marrë kopje të të dhënave që ne kemi në lidhje me ju.
-
të drejtën e korrigjimit (Neni 15 i LMD-së), që në mënyrë të përmbledhur konsiston në të drejtën për të na kërkuar korrigjimin e ndonjë gabimi në ose për të përditësuar të dhënat tuaja personale.
-
të drejtën e fshirjes, përfshi të drejtën për t’u harruar (Neni 15 dhe 16 i LMD-së), që në mënyrë të përmbledhur konsiston në të drejtën për të na kërkuar fshirjen e të dhënave tuaja—në situata të caktuara.
-
të drejtën e kufizimit (Neni 17 i LMD-së), që në mënyrë të përmbledhur konsiston në të drejtën për të na kërkuar të kufizojmë përpunimin e të dhënave —në rrethana të caktuara
-
të drejtën e transferueshmërisë (Neni 18 i LMD-së), që në mënyrë të përmbledhur konsiston në të drejtën për të na kërkuar marrjen e dhënave personale që na keni dhënë, në një format të strukturuar, të përdorur zakonisht dhe të lexueshëm nga pajisjet dhe transferimin e tyre tek një kontrollues tjetër—në situata të caktuara.
-
të drejtën për të kundërshtuar (Neni 19 i LMD-së), që në mënyrë të përmbledhur konsiston në të drejtën për të kundërshtuar, në disa situata të caktuara, që ne të vijojmë të përpunojmë të dhënave tuaja personale.
-
të drejtën për të mos ju nënshtruar vendimeve automatike (Neni 20 i LMD-së), që në mënyrë të përmbledhur konsiston në të drejtën për të na kërkuar të mos marrim vendime ndaj jush, bazuar vetëm në përpunimin e automatizuar.
Në rast se një ose më shumë kontekste të veprimtarive të përpunimit e identifikojnë pëlqimin tuaj si bazë të ligjshme për përpunimin përkatës, atëherë ju keni të drejtën e tërheqjes (Neni 8(3) i LMD-së), që në mënyrë të përmbledhur konsiston në të drejtë për të tërhequr, në çdo kohë, pëlqimin e dhënë më parë, me kusht që tërheqja e pëlqimit nuk cenon ligjshmërinë e përpunimit bazuar mbi këtë pëlqim, përpara tërheqjes.
​
Ju informojmë gjithashtu se, në rrethana të caktuara, të drejtat tuaja mund të kufizohen me ligj, në përputhje me parashikimet e Nenit 21 të LMD-së.
​
Për të ushtruar këto të drejta, ju mund të na kontaktoni nëpërmjet emailit info@hmh.al.
Për të parandaluar akses të paautorizuar, ne do të kërkojmë prova të identitetit tuaj përpara se të japim ndonjë informacion lidhur me të dhënat personale.
​
Si rregull, ne nuk do t’ju zbatojmë asnjë kosto për ushtrimin e të drejtave tuaja. Nëse kërkesat tuaja janë qartësisht të pabazuara ose të tepruara, veçanërisht për shkak të karakterit të tyre të përsëritur, ne mund t’ju zbatojmë një tarifë të arsyeshme, duke marrë parasysh kostot administrative për dhënien e informacionit ose për komunikimin, apo mund edhe të refuzojmë të veprojmë sipas kërkesës tuaj.
​
ANKESAT
​
Nëse mendoni se përpunimi i të dhënave tuaja shkel kërkesat e LMD, apo pretendoni se ushtrimi i të drejtave tuaja është cenuar, ju mund të paraqisni një ankesë pranë:
​
Autoriteti Shqiptar për Mbrojtjen e të Dhënave Personale – Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Rr. “Abdi Toptani”, Nd. 5,
Kodi postar 1001, Tiranë, Shqipëri
E-mail: info@idp.al
PËRDITËSIMET
​
Ne mund të përditësojmë në çdo kohë këtë Politikë, përfshi detajet e një apo më shumë nga kontekstet e veprimtarive të përpunimit që mbulohen prej kësaj deklarate privatësie. Këto përditësime mund të jenë të nevojshme, por jo domosdoshmërisht, për t’ju përmbajtur ndryshimeve rregullatore, rekomandimeve nga autoritetet kompetente ose për të adresuar ndryshime që ne bëjmë në përpunimin e të dhënave personale.
Sa herë që bëjmë përditësime të tilla, versioni më i fundit i Politikës sonë do të postohet menjëherë në faqen tonë të internetit.